Pages

Thursday, 12 July 2012

Welcome home boss :D!

                             Unikkatili arrin në Kosovë !


Kompania POWOW Entertainment definitivisht ka hequr dyshimet e fansave për koncertin e të dielës, pasi ka publikuar foton e njeriut të shumëpërfolur, reperit të grupit TBA, Unikkatilit...dhe atë midis vendit ku është rritur dhe lindur.
Unikkatili ka shumë vite që nuk ka qenë në Kosovë dhe rikthimi i tij është pritur në mënyrë sensacionale nga fansat e tij. Ai ka bërë disa foto gjatë qëndrimit të tij në Stadiumin e Prishtinës, ku dhe do të performojë për rreth 15 mijë njerëz të dielën.
Vendi i qëndrimit të reperit nuk do të bëhet i ditur, për shkaqe sigurie.
Vetëm edhe tre ditë kanë mbetur nga koncerti i madh i Unikkatilit në Stadiumin e Prishtinës, i cili po pritet me padurim nga fansat e tij. /Telegrafi/



No comments:

Post a Comment