BabaStars dhe OTR, i kanë dhënë fund konfliktit të tyre të kahmotshëm.
Së fundmi reperët janë përleshur në aeroportin e Zurichut, ndërsa pas përleshjes së tyre fizike, ishin që të dyja palët ato që kishin lansuar këngë kundër njëri-tjetrit të cilat u bënë hite ndër fansa, por vetëm sa zgjeruan konfliktin.
Besohet se përfaqësues të këtyre grupeve janë takuar të martën në Prishtinë për t’i dhënë fund konfliktit. Bisedimet sipas disa portaleve kanë pasur sukses dhe që të dyja grupet kanë vendosur t’i japin fund konfliktit të tyre.
Sidoqoftë, nuk dihet sa është i vërtetë ky lajm, pasi asnjë prej anëtarëve të Babastars apo OTR, nuk e ka konfirmuar këtë, ndërsa Noizy e këndoi dissin e tij “Na Jena OTR” edhe gjatë koncertit të tij në Rahovec të martën mbrëma.
Si femnat pajtohen idhnohen!
No comments:
Post a Comment